Aktualitet

“O çfarë bëra, më vdektë goca”, pronari i servisit ZBARDH skenën e parë pas vrasjes së Mehmet Qemës: Marjusi ishte

15 Maj 2021, 09:21 Nga DOSJA
“O çfarë bëra, më vdektë goca”, pronari i

TIRANË– Pronari i një servisi në Tiranë ka rrëfyer skenën që ka parë pas vrasjes së Mehmet Qemës në rrugën “5 maji”. OraNews shkruan se pronari i servisit ka deklaruar para grupit hetimor se është lajmëruar nga një tjetër person për vrasjen dhe ka shkuar pranë ‘shtëpisë së bardhë’ ku ndodhej dhe lokali ku u vra Qema. Ai shton se ka parë autorin e krimit Marjus Demën që të shtrihej në tokë duke qarë.

“Më mori dikush në telefon dhe më tha ‘plasi arma tek “shtëpia e bardhë”’. Sapo kisha dalë dhe pashë disa djem që largoheshin në drejtime të ndryshme. Marjusi ishte shtrirë dhe po qante e bërtiste po fliste përcart, fillimisht mendova mos ishte plagosur ky. E kishte kapur në krahë por fliste përçart “O çfarë bëra, më vdektë goca” dhe fliste në telefon. Kishin dalë dhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar një situatë alarmante,”- tregon pronari i servisit.

Marjus Dema bashkë me grupin e miqve do të dalin sot para Gjykatës së Tiranë, ku do të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për burg për Demën. Ndërsa për shokët e tjerë Blerim Hoti, Erlin Peka. Xhuliano Koçi dhe Frenkli  Myftari do të kërkohet ‘arrest shtëpie’ dhe “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetrën e Marjus Halilin.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema marjus dema mehmet qema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 07:40

Nga Raimond KolaMëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të z...

Aktualitet 15 Maj 2021, 06:41

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri. N...