Aktualitet

Vrasja e Bledar Birçajt, policia ngre pika kontrolli gjatë natës në Vlorë, ndalohen disa persona

15 Maj 2021, 06:16 Nga DOSJA
Vrasja e Bledar Birçajt, policia ngre pika kontrolli gjatë

VLORË– Disa persona, me precedent penalë janë ndaluar një natë parë nga efektivë të komisariatit të Vlorës. Mësohet se gjatë natës që lamë pas, policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytetin bregdetar pesë ditë pas ekzekutimit në mënyrë mafioze të biznesmenit Bledar Birçaj.

Në fokus të kontrollit kanë qenë persona të shpallur në kërkim, persona që lëvizin me armë dhe që thyejnë arrestet e gjykatës si dhe ata që kanë precedent penalë, pasi mund të kenë lidhje me vrasjen e Birçajt.

Pas kontrolleve janë shoqëruar disa persona, por ende nuk dihet saktësisht numri i tyre apo dhe identitetet. Bledar Birçaj u vra në një atentat mafioz në automjetin e tij në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë.

Mbi makinë vërshuar mbi 30 plumba, ndërsa shtatë mjaftuan për ta lënë të vdekur biznesmenin. Birçaj kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Spanja, dhe një nga pistat ku po hetohet janë konfliktet që mund të ketë pasur në atë vend. Biznesmeni rezulton të jetë vënë në pranga në vitin 2011 për një vrasje, por Gjykata ka pushuar hetimet, duke e lënë të lirë. Kjo është një tjetër nga pistat që ka në tavolinë grupi hetimor. Në momentin e vrasjes në makinë me Birçajn ishte një efektiv anti-droge Granit Deromema dhe kushëriri i tij Edison Zeneli.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bledar bircaj vritet bledar bircaj bledar bircaj vritet bledar bircaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 06:41

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri. N...