Sport

“Të shohim Interin kampion,duhet të na djegë”, konsiderohet përballja e jetës, Pirlo gjen mënyrën të motivojë lojta

14 Maj 2021, 17:42 Nga DOSJA
“Të shohim Interin kampion,duhet të na djegë”,

TORINO-Juventus këtë herë e ka seriozisht. Duhet të fitojë me patjetër për të pretenduar për katër vendet e para që rrezikon jo pak në dy javët e mbetura të kampionatit. Trajneri i Juventusit,Andrea Pirlo shfaqi pendesë për pikët e humbura ndaj ekipe të vogla dhe theksoi gjithashtu se Inter kishte më tepër motivim për të arritur tek titulli kampion.

“Nuk di të them nëse organika e Interit ishte më konkurruese apo jo, por nëse kanë fituar kampionatin do të thotë se kanë bërë më mirë. Kanë qenë më të rregullt se ne dhe kanë treguar më shumë uri.

Të shohësh Interin që vjen në stadiumin tonë si kampion i Italisë, duhet të na djegë. Ne kemi ende mundësinë që të sigurojmë Ligën e Kampioneve dhe nesër duhet të kemi shumë dëshirë për të fituar ndeshjen”, tha Pirlo para gazetarëve.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport inter juventus pirlo inter juventus pirlo

Sondazh

Poll