Aktualitet

EMRAT/ Siguronin fara kanabisi dhe i shisnin, policia arreston dy kushërinj në Vlorë

15 Maj 2021, 06:51 Nga DOSJA
EMRAT/ Siguronin fara kanabisi dhe i shisnin, policia arreston dy kushërinj

VLORË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kapën me fara kanabisi në makinën e tyre. Mësohet se të arrestuarit janë dy kushërinj, Gazmend dhe Roel Sulçaj, të dy banues në Vlorë. Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

Ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, në automjetin në pronësi të shtetasit R. S., që drejtohej nga shtetasi G. S., shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend sulcaj roel sulcaj gazmend sulcaj roel sulcaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 06:41

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri. N...