Sport

Dagllas Kosta drejt Brazilit, mungon vetëm zyrtarizimi

14 Maj 2021, 17:09 Nga DOSJA

GJERMANI – Mbrojtësi i “seleçaos”, Dagllas Kosta, do ta vijojë karrierën në Brazil. 30-vjeçari, i cili që nga viti 2015 ka kaluar si lojtar i huazuar, herë te Bayern dhe herë te Juventusi, sezonin e fundit zhvilloi 11 ndeshje me Bayern Munche, ku shënoi edhe një gol.

Duke mos qenë i kënaqur me përvojat gjermano-italiane, Kosta mesa duket ka vendosur të rikthehet në Brazil. Sipas gazetarit italian, Romeo Agresi, akordi mes palëve është arritur, teksa zyrtarizimi pritet të ndodhë në 72 orët e ardhshme.

30-vjeçari Dagllas Kosta ka pranuar edhe një ulje të konsiderueshme të pagës, për t’iu bashkuar ish-klubit të tij, ku shkëlqeu në fillimet e veta.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munche dagllas kosta juventus romeo agresi bayern munche dagllas kosta juventus romeo agresi

Sondazh

Poll