Sport

“Ndeshja kundër Juves? Vlen vetëm tre pikë”, e dyta ndeshje si kundërshtar, Conte ironizon bardhezinjtë: Nuk e prisja q

14 Maj 2021, 17:00 Nga DOSJA
“Ndeshja kundër Juves? Vlen vetëm tre pikë”, e dyta

ITALI-Fitorja ndaj Juventusit në fazën e parë të kampionatit, bëri që Inter të besonte më tepër se mund t’ia dilte sa i përket titullit kampion. Kur jemi vetëm dy javë nga përfundimi i sezonit, këtë herë zikaltrit do të luajnë të shtunën në Torino me petkun e kampionit. Trajneri i Interit, Antonio Conte rikthehet në Torino për herë të dytë si kundërshtar, pas ndeshjes në gjysmëfinalen e Kupës.

“Fitorja me ekipin që kishte fituar për nëntë vjet në Itali dhe kishte një hendek të rëndësishëm nga Interi do të thoshte shumë për sa i përket vetëvlerësimit – shpjegoi trajneri zikaltër -. “Unë kisha parashikuar një kampionat shumë të ekuilibruar – shtoi ai -.

“Nuk mendoja se do të ishim në gjendje ta plotësonim boshllëkun me Juven në një kohë kaq të shpejt.Në një kampionat  të ekuilibruar, ishte një ekip që bëri gjëra të jashtëzakonshme, nga një grup ku mbretëron ekuilibri. Trajneri më pas foli për ndeshjen e madhe ndaj Juventusit.

“Ka ndeshje që vlejnë tre pikë, kjo është ajo për të cilën lojtari i Interit duhet të mendojë. Është e pashmangshme që kur përballesh me skuadra të rëndësishme si Juve dhe të tjerët, ka një vështirësi shumë më të lartë; kampionatet fitohen në 38 ndeshje, kështu që çdo fitore, edhe me atë të fundit, vlen tre pikë “.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport antonio conte inter juventus antonio conte inter juventus

Sondazh

Poll