Sport

Igli Tare nën akuzë, gazetari italian i del në mbrojtje: “T’i themi të gjitha, solli 150 gola me 9 milionë euro”!

14 Maj 2021, 16:22 Nga DOSJA

ITALI – Drejtori sportive i Lazios, Igli Tare është duke u gjykuar së tepërmi nga tifozët për blerjen e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar ka rezultatuar, si dështim i lacialëve këtë sezon, pasi sulmuesi dardan, nuk arriti ta ndihmojë sado pak ekipin kryeqytetas.

Madje edhe në përballjen kundër Parmës, Muriqi do të humbte disa raste të pabesueshme para portës, duke i shtuar kritikat ndaj tij. Mirëpo kur kritikat janë të shumta në Itali, gazetari Luigi Salomon, i ka dalë në mbrojtje drejtorit sportiv.

“Derbi nuk ndryshon klasifikimin, por mbetet derbi. Shumica e lojtarëve gabuan shumë ndaj Parmës. Kam lexuar vlerësime të këqija për Muriqin. Kaloi sezon të keq, nuk është fenomen, por nuk duhet ta kritikojmë edhe kaq shumë. Më erdhi keq që kam lexuar aq shumë gjykime negative për Muriqin dhe Taren.

Tare bleu Imobilen, që shënoi 150 gola për Lazion me 9 milionë euro. Epo do të ishte e saktë që të flasim për gjithçka. Muriqi nuk po ambientohet dot me ekipin. Eshtë një blerje që nuk na ndihmoi, për fat të mirë mbeti Caicedo që solli shumë pikë”, – ka deklaruar gazetari italian.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport igli tare lazio luigi salomon parma vedat muriqi igli tare lazio luigi salomon parma vedat muriqi

Sondazh

Poll