Sport

Izolohet Toni Kroos, ka kontaktuar me një person me Covid-19!

14 Maj 2021, 15:34 Nga DOSJA
Izolohet Toni Kroos, ka kontaktuar me një person me Covid-19!

SPANJE – Real Madrid ka njoftuar se mesfushori Toni Kroos është izoluar, pasi ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi bëhet i ditur pas një njoftimi të klubit “los blancos” në uebsajtin e tyre zyrtar.

“Real Madrid raporton se lojtari ynë Toni Kroos është në izolim pasi ai ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19, megjithëse të gjitha testet që janë kryer në lojtar kanë qenë negative”,- shkruhet mes tjerash.

Ky është një lajm i keq për trajnerin Zinedin Zidane. Klubi ka bërë të ditur, se të gjitha testet e Kroos ka dalë negativë, por gjermani është i detyruar të ndjekë protokollet shëndetësore dhe tashmë i është nënshtruar izolimit.

Real Madrid do të luajë të dielën e 16 majit, në transfertë një sfidë shumë të rëndësishme në garën për titull kundër Athletic Bilbaos, ndërkohë që ende nuk dihet, nëse mesfushori Toni Kroos do të jetë i gatshëm për atë ndeshje.

B.T (Dosja.al)

 

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport atlethico bilbao covid-19 los blancos real madrid toni kroos zinedin zidane atlethico bilbao covid-19 los blancos real madrid toni kroos zinedin zidane

Sondazh

Poll