Bota

Roli i SHBA në bisedime, Psaki: Presidenti ka patur kontakt me të gjithë aktorët e interesuar në konflikt

14 Maj 2021, 19:00 Nga DOSJA
Roli i SHBA në bisedime, Psaki: Presidenti ka patur kontakt me të

SHBA– Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha në një konferencë shtypi se SHBA-ja ka qenë tepër e angazhuar në bisedime në nivelin më të lartë për të de-përshkallëzuar situatën.

Presidenti padyshim që ka pasur bisedat e tij me Kryeministrin Netanyahu. Ne kemi pasur dhjetra thirrje dhe takime të nivelit të lartë me zyrtarë të lartë të SHBA me zyrtarë nga Izraeli, Autoriteti Palestinez, partnerët tanë arabë dhe aktorë të tjerë të interesuar, “-tha Psaki.

Sipas Aljazeera, Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Lajm kryesor/ Përshkallëzohet konflikti në Gaza/Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu jen psaki joe biden lufta izrael-palestine benjamin netanyahu jen psaki joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll