Bota

Ndërtesa të rrënuara, flakë dhe protesta, rrjetet sociale ‘shpërthejnë’ me pamjet e publikuara të asaj çfarë ka mbe

14 Maj 2021, 18:47 Nga DOSJA
Ndërtesa të rrënuara, flakë dhe protesta, rrjetet sociale

IZRAEL– Izraeli nisi mbrëmë bombardimet në Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie ndërsa rriti vendosjen e trupave dhe tankeve pranë zonës.

Përpos reagimeve dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve për një armëpushim dhe dialog midis Hamasit dhe Izraelit, reagime të shumta ka patur dhe një rrjetet sociale si Twitter dhe Tik Tok nga e gjithë bota.

Në një video të postuar në Twitter shihet një fëmijë teksa me një kovë të vogël mbledh ç’të mundet nga rrënojat e shtëpisë e cila është shkatërruar plotësisht nga bombardimet.

Në një tjetër, intervistohen disa hebrenj ortodoks të cilët shprehen të ‘turpëruar’ për atë që po ndodh në Lindjen e Mesme dhe shprehin mbështetjen e tyre me popullin palestinez.

Gjithashtu disa video me momentet e sulmit me raketa në disa banesa janë publikuar.

Reagime të shumta ka patur dhe në Tik Tok ku shumë video shprehin indinjatën e tyre kundër sulmeve izraelite dhe në mbështetje të popullit palestinez.

Të paktën 122 palestinezë, duke përfshirë 31 fëmijë dhe 20 gra, janë vrarë dhe më shumë se 900 të plagosur që nga fillimi i luftimeve të hënën. Qindra familje palestineze janë strehuar në shkollat ​​e Kombeve të Bashkuara në Gaza veriore për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite, me banorët që raportojnë se Rripi kishte përjetuar natën e saj “më të dhunshme”.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll