Sport

Milan-Donnarumma, marrëveshje dy-vjeçare. Champions ëndërr që fëmijë

14 Maj 2021, 10:29 Nga DOSJA
Milan-Donnarumma, marrëveshje dy-vjeçare. Champions ëndërr

ITALI – E ardhmja e Gigio Donnarumma mbetet në qendër të çdo mendimi në shtëpinë e Milanit. Gjërat duket sikur kanë ndryshuar për mirë, tani kur kualifikimi për në Champions League është vetëm disa ditë larg: një kupë që Gigio ëndërron ta luajë që kur ishte fëmijë.

Endërra mbetet e njëjtë edhe sot. Edhe pse “gardiani” kuqezi ka kaluar tavanin e 200 ndeshjeve në Serie A dhe është titullar i portës “azzurra”, ai dëshiron të debutojë në Champions League me fanellën e Milanit.

Mes ofertës (8) dhe kërkesës (10) dy millionë ende vallëzojnë, por ndërkohë dëshira e Gigio për Milanin është rritur. Klubi kuqezi ofron një kontratë pesë-vjeçare, por rinovimi mund të materializohet me një marrëveshje dy-vjeçare, një lloj marrëveshjeje për t’u diskutuar më vonë, ndoshta me përfshirjen e një klauzole.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport champions league gigio donnarumma champions league gigio donnarumma

Sondazh

Poll