Sport

Lewandowski? Rummenigge: “Nuk kam asnjë dyshim”…

14 Maj 2021, 09:35 Nga DOSJA
Lewandowski? Rummenigge: “Nuk kam asnjë dyshim”…

GJERMANI – Karl-Heinze Rummenigge, administratori i Bayern Munich, i ka siguriuar tifozët bavarezë për të ardhmen e Robert Lewandowski. Drejtuesi i kampionëve gjermanë iu është përgjigj thashethemeve për një lamtumirë të mundshme të sulmuesit polak:

“Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të qëndrojë me ne”. Lewandowski, i cili ka shënuar 292 gola në 327 ndeshje, që kur u transferua në Bavari më 2014, ka kontratë deri në vitin 2023 me kampionët.

Rummenigge ka theksuar në mikrofonat e “Sport1”, se polaku është ende shumë i rëndësishëm për Bayern Munih: “Cili klub do ta privonte veten nga një futbollist që shënon 60 gola në vit? Dhe pastaj, agjentët e tij nuk na ka kanë folur për largimin e mundshëm,”– ka deklaruar drejtuesi i lartë i klubit bavarez, i cili bën “ligjin” në futbollin gjerman.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “sport1” bayern munich karl-heinze rummenigge robert lewandowski “sport1” bayern munich karl-heinze rummenigge robert lewandowski

Sondazh

Poll