Sport

Holandezi Depay vendos një kusht për t’u bashkuar me Barcelonën

14 Maj 2021, 09:13 Nga DOSJA

SPANJE – Sipas spanjolles “Marca”, sulmuesi Memphis Depay do të bashkohet me FC Barcelona, nëse Ronald Koeman është në krye të katalanasve. Tekniku holandez tentoi shumë verën e kaluar për ta rekrutuar kapitenin e Lyonit në radhët e skuadrës “blaugrana”.

Asokohe, Barcelona dhe Lyon nuk kishin gjetur një gjuhë të përbashkët, por tani gjërat kanë ndryshuar. Depay pritet të largohet si lojtar i lirë dhe marrë parasysh buxhetin e Barcelonës, ky do të ishte një transferim i jashtëzakonshëm.

Sulmuesi holandez është i gatshëm që të ulë pagën e tij vetëm e vetëm që të bashkohet me trajnerin Ronald Koeman, me të cilin ka luajtur në radhët e “tulipanëve” të Holandës.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona lyon marca memphis depay ronald koeman barcelona lyon marca memphis depay ronald koeman

Sondazh

Poll