Bota

Rritet bilanci i viktimave në Palestinë, raportohet për 122 të vdekur, mes të cilëve 31 fëmijë dhe 20 gra

14 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA
Rritet bilanci i viktimave në Palestinë, raportohet për 122

PALESTINË– Sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës kanë vrarë tre palestinezë të tjerë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 122, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

Sipas Aljazeera, vdekjet përfshijnë 31 fëmijë dhe 20 gra, ndërsa numri i të plagosurve u rrit në 900, sipas një deklarate nga ministria.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 122 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 900 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2021, 13:43

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

BALLKANI PERËNDIMOR– Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë...