Bota

Rrëfimet e trishta të familjeve palestineze në Gaza: Bombardimi, më keq sesa në një film horror

14 Maj 2021, 13:52 Nga DOSJA
Rrëfimet e trishta të familjeve palestineze në Gaza: Bombardimi,

IZRAEL– Palestinezët në Gaza-n veriore po kërkojnë strehim pasi kanë ikur nga bombardimet e Izraelit. Familjet kanë mbërritur në Gaza ku po ofrohen strehimore të përkohshme. Disa u strehuan në një shkollë të drejtuar nga OKB në Gaza.

“Nata ishte shumë e vështirë për shkak të raketave, sulmeve ajrore dhe shkatërrimit të shtëpive,” i tha Kamal al-Haddad agjencisë së lajmeve AFP.

“Të gjithë fëmijët kanë frikë dhe ne kemi frikë për fëmijët.”

Djali i Ahmad Abu Asal është i sëmurë: “Unë e kam mbajtur dhe nuk mund ta mbaja gjatë gjithë natës. Granatimet ishin të rastësishme dhe ne nuk mund të lëviznim”.

Salwa al-Attar i tha AFP-së se ndihej e bllokuar si në një film horror: “Ne u ndjemë sikur ishim në një film horror, por ishte më keq se një film horror. Një shkëndijë hyri në shtëpi dhe zjarri u përhap kudo. Ne s’dilnim dot jashtë dhe po përqafoja fëmijët e mi.”

“Kishte bombardime kudo; kur lëvizëm, pati një goditje, dhe avionët ishin sipër nesh, dhe tanket dhe marina po bombardonin – dhe ne nuk mund të lëviznim. Fëmijët, gratë dhe burrat bërtisnin. Unë kurrë nuk kam parë asgjë më keq se kjo në jetën time “.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota kamal al-haddad lufta izrael-palestine kamal al-haddad lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2021, 13:43

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

BALLKANI PERËNDIMOR– Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë...