Bota

Izraeli nuk ndalet, nis të shtëna paralajmëruese në kufirin libanez

14 Maj 2021, 14:00 Nga DOSJA
Izraeli nuk ndalet, nis të shtëna paralajmëruese në kufirin

IZRAEL-Forcat izraelite kanë qëlluar me të shtëna paralajmëruese drejt një grupi protestuesish të cilët kaluan nga Libani si pjesë e një tubimi kundër fushatës izraelite në Gaza.

Sipas Aljazeera, ushtria tha se rreth dy duzina të rinj palestinezë dhe libanezë ishin mbledhur në portën kufitare duke ndarë dy vendet për një protestë. Disa nga ata që u përfshinë kaluan kufirin për në Izrael.

עשרות פעילי חיזבאללה הציתו אש סמוך לגדר הגבול מול מטולה. הפעילים תועדו מניפים דגלי חיזבאללה, לבנון ופלסטין וקוראים קריאות גנאי@rubih67 pic.twitter.com/XHMYFr8ILO

— כאן חדשות (@kann_news) May 14, 2021

Ushtria izraelite tha se grupi sabotoi gardhin dhe vuri një zjarr në zonë përpara se të kthehej në territorin libanez.

Stacioni televiziv Al-Manar, në pronësi të grupit Hezbollah të Libanit, tha se një person libanez ishte plagosur në incident. Raporti nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 122 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 580 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2021, 13:43

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

BALLKANI PERËNDIMOR– Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë...