Bota

Tentoi të vriste në gjumë bashkëshorten duke e goditur disa herë me kaçavidë, arrestohet i riu në Kosovë

14 Maj 2021, 13:20 Nga DOSJA
Tentoi të vriste në gjumë bashkëshorten duke e goditur disa

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është evituar në fshatin Rogovë të Komunës së Gjakovës në Kosovë, ku një person ka tentuar të vrasë gruan e tij pasi e goditi disa herë me kaçavidë.

Prokuroria Themelore e Gjakovës më 12 Maj, ndaloi shtetasin A.K në tentativë për të vrarë bashkëshorten F.K teksa ajo ishte në gjumë.

Njoftimi zyrtar mbi ngjarjen:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj  të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,- thuhet në komunikatë.

Më tej rokuroria ka sqaruar edhe rrethanat në të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja.

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 maj 2021, në shtëpinë e të pandehurit A.K., në fshatin Rogovë, Komuna e Gjakovës, pikërisht në dhomën e fjetjes, ku kishte tentuar ta privojë nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën, F.K.,  përderisa e njëjta ishte duke fjetur, e godet me kaçavidë disa herë në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”,– thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 12 maj 2021.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kosove tentoi te vriste gruan kosove tentoi te vriste gruan

Sondazh

Poll