Bota

Shpërthen bomba në xhami, 12 persona humbin jetën në Afganistan

14 Maj 2021, 13:49 Nga DOSJA
Shpërthen bomba në xhami, 12 persona humbin jetën në

KABUL- Një bombë shpërtheu në një xhami në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Russia Today shkruan se nga sulmi 12 persona kanë mbetur të vdekur, përfshi edhe hoxhën e xhamisë, si dhe 15 persona janë plagosur.

Shpërthimi ndodhi në xhaminë Haji Bakhshi në veri të Kabulit. Sipas mediave të huaja bomba ishte vendosur brenda ndërtesës, ndërkohë që deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi ndodhi teksa forcat qeveritare dhe grupi militant taliban po vëzhgonin një armëpushim tre-ditor, i cili hyri në fuqi të enjten, gjatë festës myslimane të Eid al-Fitr. Sulmi ndodhi gjithashtu pasi nëntë njerëz u vranë në dy shpërthime në provincat Kunduz dhe Kandahar.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bombe ne xhami haji bakhshi bombe ne xhami haji bakhshi

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2021, 13:43

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

BALLKANI PERËNDIMOR– Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë...