Bota

Lufta Izrael-Palestinë, qytetarët jordanezë mbështesin Palestinën, brohorasin parrulla anti izraelite  

14 Maj 2021, 13:32 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, qytetarët jordanezë mbështesin

JORDANI- Qytetarët e Jordanisë kanë dalë në protestë ditën e sotme në kufij me Izraelin, duke mbështetur Palestinën. Aljazeera shkruan se, qindra persona në protestë kanë brohoritur parrulla anti izraelite, ndërkohë që policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve.

Sipas mediave demonstruesit ishin brenda pesë kilometrave nga Ura e Mbretit Husein, e njohur në Izrael si Ura Allenby, në Luginën e Jordanit përballë qytetit palestinez të Jericho në Bregun Perëndimor. Ata gjithashtu bënë thirre për dëbimin e ambasadorit izraelit në Jordani si dhe heqjen e traktatit paqësor jo popullor.

Dje mbrëma, konflikti mes Palestinës dhe Izraelit u përshkallëzua. Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

LAJMI KRYESOR/Nis lufta në Gaza/ Izraeli dërgon 7 mijë ushtarë dhe “pushton” kufirin, pret urdhër për të sulmuar palestinezët. Hamasi bën thirrje për demonstrata! OKB kërkon armëpushim

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll