Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, motori përplas të miturin 11-vjeçar

14 Maj 2021, 12:10 Nga DOSJA
Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, motori përplas të miturin

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në aksin Elbasan-Librazhd, ku një motor ka përplasur një fëmijë 11 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Labinot Mal. 

I mituri është dërguar për në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbarhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda pak minutash në vendin tonë, pasi pak më parë, babë e bijë ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Kolonjë në Lushnjes. Babë e bijë kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin mjet drejt fshatit Kolonjë. Në hyrje të fshatit, drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga ura duke përfunduar në kanalin me ujë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne aksin elbasan-librazhd motori përplas 11-vjeçarin aksident ne aksin elbasan-librazhd motori përplas 11-vjeçarin

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 11:29

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i n...