Aktualitet

E rëndë në Lushnje, makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, taksisti dhe pasagjerja vdesin në vend

14 Maj 2021, 11:41 Nga DOSJA
E rëndë në Lushnje, makina del nga rruga dhe bie në kanalin

LUSHNJE– Dy persona, taksisti dhe pasagjerja e tij raportohet të kenë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kolonjë në Lushnje.

Xhezmi Oshafi dhe Aurora Basha kanë qënë duke udhëtuar në të njëjtin mjet drejt fshatit Kolonjë. Në hyrje të fshatit, drejtuesi i mjetit ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga ura duke përfunduar në kanalin me ujë.

Mjeti është përmbytur dhe taksisti dhe pasagjerja që ndodheshin brenda makinës kanë ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për rrethanat e ngjarjes së rëndë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima ne lushnje aurora basha lushnje xhezmi oshafi aksident me dy viktima ne lushnje aurora basha lushnje xhezmi oshafi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2021, 11:29

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar arrest shtëpie për Ankela Mulletin e cila u përshi në aksidentin me vdekje të 45-vjeçarit Fatmir Avdillari, i n...