Art&Argëtim

Ndahet nga jeta përkthyesi i njohur i shqipes, albanologu gjerman Hans-Joachim Lanksch

20 Maj 2019, 17:33 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta përkthyesi i njohur i shqipes, albanologu gjerman

Hans-Joachim Lanksch vdiq në orët e para të këtij mëngjesi, nga një sëmundje të rëndë.

Ai ka përkthyer në gjermanisht poezitë e Martin Camajt, Ali Podrimjes, një roman të Kasëm Trebeshinës,  Frederik Rreshpja, Jamarbër Marko, Rudolf Marku, Elvira Dones, Ridvan Dibra, Mimoza Ahmeti, Luljeta Lleshanaku, Lindita Arapi, Agron Tufa, Ledia Dushi.

Hans-Joachim Lanksch lindi në vitin 1943 në Braunschweig (RFGJ) dhe u shpërngul prej andej për t’u vendosur në Mynih kur ishte i ri,  aty ai studioi në fushat e filologjisë ballkanike, sllavistikë, kulturë popullore dhe albanologji.

Studimi i thelluar i gjuhës shqipe, i kulturës dhe letërsisë shqiptare u përftua natyrshëm falë njohjes dhe miqësisë me prof. Martin Camajn, i cili drejtonte degën e albanologjisë në universitetin elitar “Ludwig-Maximilian” të Mynihut, ku Lanksch studioi.

Për përkthimet e shqipes është vlerësuar me bursën e përkthimeve të qytetit të Mynih-ut, çmimin ‘Nikolaus Lenau’ të korporatës së artistëve në Esslingen dhe çmimin e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë ‘Pena e Argjendtë’.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture albanologu gjerman hans-joachim lanksch ndahet nga jeta perkthyesi i shqipes albanologu gjerman hans-joachim lanksch ndahet nga jeta perkthyesi i shqipes

Sondazh

Poll