Art&Argëtim

A është në një lidhje me Romeo Veshajn? Flet për herë të parë Jonida Maliqi

20 Maj 2019, 13:33 Nga DOSJA
A është në një lidhje me Romeo Veshajn? Flet për

Dy vite pas divorcit nga partneri, Gent Prizreni prej 17- vitesh lidhjeje, Jonida Maliqi po komentohet për romancën me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Thashethemet për  lidhjen nisën gjatë nëntorit të vitit të kaluar, periudhë kur mediat u pushtuan nga lajmet për çiftin më të ri të showbizz-it.

Gjithçka nisi kur Romeo postoi një foto në Instagram, me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ajo ishte pikërisht, Jonida Maliqi. (Lexo këtu)

“Iconstyle.al” kontaktoi këngëtaren Jonida Maliqi, e cila ende nën ethet e garës në Eurovision, nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë”, -është shpreh Jonida duke mos konfirmuar asnjë gjë rreth romancës së përfolur me aktorin.

Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, madje aktori i “Al Pazar” ashtu si çdo artist shqiptar, ishte një ndër mbështetësit e flaktë të Jonidës në Eurovision.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz jonida maliqi ndarja e jonida maliqit romeo veshaj jonida maliqi ndarja e jonida maliqit romeo veshaj

Sondazh

Poll