Art&Argëtim

Me 50 euro në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës/ Gënjeshtra e Ermalit dhe Elvanës për ‘suksesin’ e ‘Dy G

20 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
Me 50 euro në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës/

“Dy gisht mjaltë” filmi komedi që po vazhdon të thyejë rekorde dhe të kapërcejë çdo kufij suksesi. Produksioni kinematografik është mirëpritur në masë nga të gjithë në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, e në disa shtete të ndryshme të Evropës ku është shfaqur deri më sot.

Dy ditë më parë, Ermal Mamaqi përmes fotove të publikuara në Instagram tregonte se ishte aty për suksesin e radhës të filmit, transmetimi i tij në këtë festival kaq të rëndësishëm të filmit dhe kinematografisë. (Lexo këtu)

Në një video të postuar nga Ermali, ku shfaqet në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, bashkë me Elvana Gjatën, të gjithë menduan se ky ishte padyshim një nga sukseset e tyre më të mëdha me komedinë ‘Dy Gisht Mjaltë’.

“Hajt për hajër me nai çmim ishalla. ‘Dy Gisht Mjaltë’, së shpejti edhe në Angli,Itali,Greqi dhe Amerikë.(E bëra vetë rrëzimin për synin e keq?)”- shkruan Ermali në videon e postuar në   Instagram.

 

 

Hajt për hajër me nai çmim ishalla…? @2gishtmjaltë @elvanagjataaaa #cannesfestival Së shpejti edhe në Angli,Itali,Greqi dhe Amerikë. (E bëra vetë rrëzimin për synin e keq?)

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

Të gjithë menduam se Ermali dhe Elvana janë aty për të promovuar filmin e tyre ‘Dy Gisht Mjaltë’ në Festivalin e filmit në Kanë, por jo. Ata janë aty për të marrë pjesë në aktivitetet që realizohen aty.

‘Marche du Film’ Festival është ndryshe një pasaportë që mund të blihet nga kushdo për vetëm 50 euro në Festivalin e Kanës. Me blerjen e kësaj vbilete hyrëse, për tre ditë abonohesh në festival për të marrë pjesë në aktivitete, të promovojë një krijim të tij apo të shijoj krijimet e regjisorëve të tjerë që janë pjesmarrës në këtë festival.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi festivali i kanës dy gisht mjaltë elvana gjata ermal mamaqi festivali i kanës

Sondazh

Poll