Art&Argëtim

‘Albanian Pop Rock Duets’/ Duetet më të mira të muzikës së artë shqiptare në Tiranë

20 Maj 2019, 12:23 Nga DOSJA
‘Albanian Pop Rock Duets’/ Duetet më të mira të

TIRANË- Një tjetër iniciativë për të mos e lënë këngën shqipe të harrohet. Pas sjelljes në kohë të muzikës së viteve ‘90-të me “Albanian Pop Rock 90’s” dhe repertorit të vajzave e grave, në “Albanian Pop Rock Ladies”, Kozeta Kurti, ka një tjetër ide, në vazhdim të kësaj linje: “Albanian Pop Rock Duets”.

Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj, do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj.

Elegancë harqesh dhe forcë instrumentesh elektrike, bashkojnë në këtë ngjarje muzikore artistët e rinj përballë krijuesve të këtyre këngëve të arta të muzikës shqiptare, të cilët këtë herë, janë spektatorë të rradhëve të para, duke ndjekur me emocion se si kënga e tyre mund të jetojë gjatë në kohë e të zërë vend në breza të rinj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture albanian pop rock duets albanian pop rock ladies albanian pop rock duets albanian pop rock ladies

Sondazh

Poll