Art&Argëtim

I bleu orën me 10 gurë diamanti, motra e Stines së shpejti dasmë me miliarderin francez

20 Maj 2019, 11:09 Nga DOSJA
I bleu orën me 10 gurë diamanti, motra e Stines së shpejti

TIRANË– E ftuar në emisionin e Roza Latit “Why Not?” këngëtarja, Alida Duka ka folur dhe për lidhjen e saj me miliarderin francez. Ndërsa moderatorja e ka pyetur për orën që i vezullonte në dorë, Alida ka treguar se e ka dhuratën e çmuar nga partneri i saj francez, që jeton në Gjenevë.

Roza Lati i ka hapur këngëtares, temën e celebrimit në martesë me mashkullin që ajo prej kohësh ka në krah, dhe Alida e ka pranuar.

“Po është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton më në fund biznesin tim, karrierën time, muzikën. Krah meje tërë kohën dhe është menaxher për artistët në të gjithë Europën. Dhe orën më ka sjellë për ditëlindje. Mbit ë gjitha është një person që unë kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat se nuk do të ketë më njeri, ose se nuk do lidhem fare, do rri më mirë vetëm. Por më në fund erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë”,-është shprehur Alida.

Më pas e ka ndërprerë Roza Lati duke shtuar: Alida Duka do të martohet me bosin e Francës dhe ku do e bësh dasmë?

Këngëtarja ka informuar se dasma do të realizohet në Monaco dhe për më tepër presim fotot nga realizimi i saj!


(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alida duka bosi francez dasme motra e stines ore me diamant alida duka bosi francez dasme motra e stines ore me diamant

Sondazh

Poll