Aktualitet

Ethe, dhimbje koke dhe muskujsh! Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 mund të shkaktojë efekte të lehta anësore

13 Maj 2021, 11:57 Nga DOSJA
Ethe, dhimbje koke dhe muskujsh! Përzierja e vaksinave kundër COVID-19

Ethe, dhimbje koke dhe dhimbje muskujsh janë raportuar më shpesh kur vaksinat e ndryshme janë kombinuar. Reaksionet e rënda kanë qenë shumë të shkurtra.

“Gjetjet janë intriguese dhe jo diçka që kemi qenë duke pritur”, ka thënë profesori Matthew Snape nga Grupi për Vaksina.

Provincat kanadeze, Ontario dhe Kuebek kanë thënë se planifikojnë përzierjen e dozave të vaksinave në të ardhmen, pas rritjes së pasigurisë për sigurim të vaksinave të AstraZenecas dhe shqetësimeve për trashje të rralla gjaku.

Studimi i kryer nga Universiteti i Oksfordit, ka rekrutuar 850 vullnetarë të moshave mbi 50-vjeçare. Rezultatet e para pritet të publikohen në muajin qershor. Të dhënat preliminare janë publikuar në një punim kërkimor në revistën shkencore Lancet.

Marrë nga REL

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet efektet e kombinimit te vaksinave kombinimi i vaksinave efektet e kombinimit te vaksinave kombinimi i vaksinave

Sondazh

Poll