Vrasja e Mehmet Qemës, prokuroria heton ‘Laboratorin e Bitcoin’, ishte ndërtuar para disa muajsh, sapo kishte nisur prodhi
13 Maj 2021, 10:16Nga DOSJA
TIRANË– Makineria e ‘Bitcoin’ e cila u gjet në lokalin ku ndodhi vrasja e Mehmet Qemës, ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin e monedhave dixhitale.
Sipas gazetarit Arsen Rista, prokurori i çështjes, Dritan Hushi është duke hetuar tashmë në bashkëpunim me Krimin Ekonomik për laboratorin e ‘bitcoin’, ndërsa në dëshminë e djemve që ishin ulur në tavolinën ku ndodhi vrasja, nuk e kanë pranuar pronësinë e laboratorit të kriptomonedhave, por sipas prokurorisë dyshohet se ata kanë patur dijeni.
Grupi hetimor është përqëndruar në këtë pistë, pasi dyshohet se ‘laboratori i Bitcoin’ mund të ketë lidhje për vrasjen e rëndë. Ky dyshim vjen pasi si fillim, shokët e pranishëm në natën që ndodhi vrasja, janë munduar të fshehin krimin, duke dhënë deklarime të rreme dhe duke thurrur plane për të fshehur provat. Pak më parë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktojë masën arrest me burg për Majrus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armbajties pa leje. Arma e sekuestruar tip pistolete është dërguar në laboratorin e policisë për tu ekzaminuar nëse është përdorur apo jo në krime të tjera.
Makineria u gjet në ambientin e marrë me qira nga 28-vjeçari Marjus Dema, i përshatur në lokal, ku në disa kompjutera ku ishin të instaluara programet software të investimeve përmes kriptomonedhave. Si fillim u dyshua se kjo makineri ishte ne fazat fillestare të testimit të prodhimit të monedhave dixhitale, por në hetimin e prokurorisë rezultoi ndryshe.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një foto ku shihen të rreshtuara disa prej mjeteve të viteve të fundit të llojit “Mercedez Benz”. Në një po...
LIBRAZHD– Një i ri ka vjedhur një xhup në një prej dyqaneve në qytetin e Librazhdit. Vetë pronari i dyqanit ka bërë një denoncim në një faqe në Facebook, me emr...
Aktualitet13 Maj 2021, 09:01
MAQEDONI E VERIUT-Kamer Idrizi, shqiptari 42-vjeçar i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikov, kish...
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit licensoi në shkelje të ligjit Regency Casino, ndërsa ndalimi që parashikon ligji i ri i lojërave të fatit nuk po f...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktoj arrest me burg për Majrus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armbajties pa leje. Arma e s...
TIRANË– Kontrolli teknik i mjeteve nis këtë muaj, pas pezullimit që prej janarit të këtij vitit. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Shë...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë, që përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë...
MAQEDONIA E VERIUT– Kamer Idrizi, shqiptari i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikovi, njihej edhe më par...