Aktualitet

Miku i ngushtë iu vra, reperi Marin i kushton këngën e ndjerë: Do të të shikoj sërish!

13 Maj 2021, 11:39 Nga DOSJA

TIRANË– Reperi Marin i cili humbi mikun e tij të ngushtë, Mehmet Qema, ka ndarë në ‘Insastory’ një foto të të gjithë miqve që e përcollën në banesën e fundit ditën e djeshme, 27-vjeçarin.

Ai e ka shoqëruar foton me këngën e Wiz Khalifa, ‘Do të të shikoj sërish’.

Si ndodhi ngjarja?

Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportuar se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet marini mehmet qema marini mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2021, 09:01

MAQEDONI E VERIUT-Kamer Idrizi, shqiptari 42-vjeçar i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikov, kish...