Aktualitet

Ishte djali i dytë që u shua! Kamer Idrizi kishte humbur edhe një vëlla vite më parë, dedikimi prekës: Sa të kem jetë d

13 Maj 2021, 10:20 Nga DOSJA

MAQEDONI E VERIUT- Kamer Idrizi i cili u ekzekutua një natë më parë teksa dilte nga parking në qendër të Shkupit kishte humbur edhe një vëlla. Rrjetet sociale të Idrizit ishin të mbushura me dedikime për Enverin, të vëllanë që kishte ndërruar jetë në vitin 2018.

Siç duket, lidhja e vëllezërve ka qenë shumë e fortë pasi në statuse Idrizi shkruan se ditën e niste me Enverin dhe e mbyllte po me të.

“Ditën e filloj me ty, natën e mbaroj me ty, çdo gëzim e ndaj me ty, çdo hall e qaj me ty, çdo sukses e arrij me ty, çdo pikëllim e kaloj me ty. Ngado që të shkoj ti je pran mua ngado që të shkoj e di ti s’më le vetëm kur mua, çdo ditë të jetës time kur zgjohem në mëngjes shikoj foton tënde dhe të përshëndes. Tash po të shikoj ty edhe pse tkam tatu, të kam thell në zemër e di që je tum ndëgju,vëllau yt i vogël ditëlindjen do me ta uru e sa të ket jetë Kameri ditëlindjen tënde ka me festu. Enver,”- shkruante Kamer Idrizi.

Dedikimi:

Ky i fundit u vra një natë më parë në Shkup bashkë me kushëririn e tij, vetëm 22 vjeç, duke shënuar kështu humbjen e djalit të dytë në familjen Idrizi. Të dyve iu bë pritë në momentin që po dilnin nga parking dhe u ekzekutuan me breshëri plumbash. Ende nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet kamer idrizi enver idrizi kamer idrizi ekzekutohet kamer idrizi enver idrizi kamer idrizi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2021, 09:01

MAQEDONI E VERIUT-Kamer Idrizi, shqiptari 42-vjeçar i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikov, kish...