Kardinali Ernest Troshani uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit, nuk harron edhe luftën Palestinë-Izrael: Lutemi
13 Maj 2021, 11:08Nga DOSJA
ITALI- Kardinali Ernest Troshani ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Bajramit. Në një video të siguruar nga Dosja.al, kardinali ka thënë se feja bashkon popullin dhe se sjell sa më shumë paqe dhe begati në zemrat e tyre. Ai gjithashtu ka përmendur edhe luftën që po zhvillophet mes Izraelit dhe Palestinës, ku ka thënë se të dy popujt duhet që të bashkohen dhe që paqja të mbizotëroj mes tyre.
“Pas disa ditësh lutje të forta agjërimesh për dashurinë e të madhit Zot, erdhi dita kur Bajrmami shkëlqen zemrat e popullit mysliman. Me e njoft Zotin, me e dashtë Zotin. Kjo ditë kur gjithë popujt mysliman, objektiv kryesor është të pastrosh shpirtin. Nuk e kemi përjetësisht jetën, por jeta na pret të gjithëve për lumninë qiellore. Feja bashkon popullin për më shumë paqe e begati. Lutemi që të gjithë popujt të jetojnë në paqe, aq më tepër në Lindjen e Mesme që të bashkohen, zemrat, mendjet. Çështja kryesore që shqetëson çdonjëri sot në botë është paqja. Për këtë paqe duhet të lutemi, aq më tepër në lindjen e Mesme, të bashkohen zemrat e gjithë njerëzve, për të ngritur flamurin e dashurisë, paqes dhe vëllazërimit. Ju uroj të gjithëve Bajramin e madh, paqe dhe harmoni në popullin tonë dhe të presim dritën që vjen nga qielli”, tha ai ndër të tjera.
Kjo festë e shenjtë për besimtarët myslimanë vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fiter Bajram vjen nga ajo që myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
MAQEDONI E VERIUT- Personat që kaën ekzekutuar Kamer Idrizin ishin në një automjet të llojit “Jeep” me ngjyrë të zezë. Mediat maqedonase shkruajnë se ky është i...
MAQEDONI E VERIUT- Kamer Idrizi i cili u ekzekutua një natë më parë teksa dilte nga parking në qendër të Shkupit kishte humbur edhe një vëlla. Rrjetet sociale t...
TIRANË– Makineria e ‘Bitcoin’ e cila u gjet në lokalin ku ndodhi vrasja e Mehmet Qemës, ishte ndërtuar para disa muajsh dhe sapo kishte nisur prodhimin e m...
TIRANË– Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një foto ku shihen të rreshtuara disa prej mjeteve të viteve të fundit të llojit “Mercedez Benz”. Në një po...
LIBRAZHD– Një i ri ka vjedhur një xhup në një prej dyqaneve në qytetin e Librazhdit. Vetë pronari i dyqanit ka bërë një denoncim në një faqe në Facebook, me emr...
Aktualitet13 Maj 2021, 09:01
MAQEDONI E VERIUT-Kamer Idrizi, shqiptari 42-vjeçar i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikov, kish...
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit licensoi në shkelje të ligjit Regency Casino, ndërsa ndalimi që parashikon ligji i ri i lojërave të fatit nuk po f...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës të caktoj arrest me burg për Majrus Demën me akuzën e vrasjes me dashje dhe armbajties pa leje. Arma e s...
TIRANË– Kontrolli teknik i mjeteve nis këtë muaj, pas pezullimit që prej janarit të këtij vitit. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Shë...