Aktualitet

‘Bishat’ e rreshtuara para “Polit të Drejtësisë”! Gazetari Arsen Rusta publikon fotot: Koncesionari i Mercedez Benz?

13 Maj 2021, 10:07 Nga DOSJA
‘Bishat’ e rreshtuara para “Polit të

TIRANË– Gazetari Arsen Rusta ka publikuar një foto ku shihen të rreshtuara disa prej mjeteve të viteve të fundit të llojit “Mercedez Benz”. Në një postim në Facebook, Rusta shkruan se keto mjete luksoze janë të disa zyrtarëve në hirarkinë e drejtësisë dhe shtetit shqiptar.

Rusta e krahason këtë situatë para ndërtesës së “Polit të Drejtësisë” me zyrat e qeverisë amerikane, për të cilat thitë se ishin mjaft të thjeshta e komode, pasi atje taksat e publikut nuk shpenzohen për luksin e qeveritarëve. Ndërsa shqiptarët e varfër paguajnë për këto makina.

Koncesionari i Mercedez Benz? Jojo, Kolltuk. Janë automjetet zyrtare të disa zyrtarëve në hirarkinë e drejtësisë dhe shtetit shqiptar. Teksa shihja mjetet dhe prisja të merrja ndonjë përgjigje për pyetjet e publikut! E ktheva veten pas në vizitën tek zyrat e qeverisë amerikane, departamenti i shtetit.

Atje mobiljet aksesorët, tualetet ishin në arredim +- 10-15 vite më parë. Pyetje kureshtare: Po pse kaq të vjetra e jo komode? “Në amerikë taksat e publikut nuk shpenzohen për luks të zyrtarëve”. E teksa sodisja modelet MB, a sikur të ndodh e tek ne. Por….Kush i ka këto makinat? Shqiptarët e varfër,”– shkruan Rusta.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arsen rusta poli i drejtësisë arsen rusta poli i drejtësisë

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2021, 09:01

MAQEDONI E VERIUT-Kamer Idrizi, shqiptari 42-vjeçar i cili u ekzekutua një natë më parë në Maqedoninë e Veriut me breshëri plumbash me kallashnikov, kish...