Aktualitet

Makineria në lokalin ku u vra Mehmet Qema, Hoxha: Shqipëria është një nga tre shtetet që ka kaluar ligjin për kriptomoned

13 Maj 2021, 06:40 Nga DOSJA
Makineria në lokalin ku u vra Mehmet Qema, Hoxha: Shqipëria

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Shqipëria, është një nga tre shtetet që e ka kaluar ligjin për kriptomonedhat në Parlament.

I ftuar në “Opinion”, teksa fliste për vrasjen e Mehmet Qemës, pasi në lokalin ku ndodhi krimi u gjet dhe një makineri që prodhonte ‘Botcoin’.

Hoxha tha se për këtë ligj, e kanë ngritur dorën të gjithë deputetët por askush nuk e dinte se çfarë ishin në të vërtetë kriptomonedhat.

“Shqipëria është një nga tre shtetet që ka kaluar ligjin për kriptomonedhat. Por nuk janë hartuar aktet nënligjore që të legalizojnë…sepse ne duam të bëhemi një nga vendet e para në Europë. Më ka bërë përshtypje, të gjithë deputetët e ngritën dorën dhe asnjëri nuk e dinte se për çfarë po bëhej fjalë. Vetëm një ish-ministër i qeverisë Nanoka bërë vetëm një pyetje: Kush është kaq i interesuar që ky ligj të kalojë kaq shpejt. Dhe askush nuk u përgjigj,”- tha Hoxha.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha mehmet qema artan hoxha mehmet qema

Sondazh

Poll