Aktualitet

Kokainë apo hashash? Aktiviteti i Çakës fut në debat gazetarët, Klodiana Lala: S’e ka pritur që do vritej për kaq pak k

13 Maj 2021, 06:09 Nga DOSJA
Kokainë apo hashash? Aktiviteti i Çakës fut në debat

TIRANË– Gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë debatuar mes njëri-tjetrit. Të ftuar në “Opinion”, të dy po diskutonin për vrasjen e Everest Çakës dhe pika që i përplasi ishte droga me të cilën pretendonin gazetarët se merrej viktima.

Hoxha tha se Çaka merrej me kanabis, ndërsa Lala shtoi se ai ishte përfshirë në trafikun e drogërave të forta.

Pjesë nga biseda: 

Artan Hoxha: Everest Çaka merret me kanabis dhe jo me kokainë. Ky është dallimi.

Klodiana Lala: Ky e bazon ti këtë?

Artan Hoxha: E ka Prokuroria! Sepse ky rri në Spanjë dhe jo në Holandë.

Klodiana Lala: Tani ne e dimë shumë mirë…

Artan Hoxha: Jo unë këtë di.

Klodiana Lala: Ai ishte i përfshirë dhe i skeduar në trafikun e drogërave të forta.

Artan Hoxha: Vrasja e “Tarzanit” ka nisur për trafik kokaine. Ky është jashtë trafikut… E kemi treguar. Jam lodhur me atë histori. E kam treguar. Përqendrohu ça them, ata merren me kokainë, këta me kanabis. 

Klodiana Lala: Jo Tani! Alternohen dhe kanë interesa të përbashkëta financiare.

Artan Hoxha: Asnjë i grupit të “Tarzanit” nuk lëviz lirshëm në Elbasan. Gjithsesi të dyja janë në lojë. Fakti që nuk ruhet tregon që të vish në Elbasan në kohën…

Klodiana Lala: Nuk e ka menduar që grupi kundërshtar mund të kishte informacion në një kohë kaq të shpejtë për lëvizjet e tij. Kishte ardhur nga Gjermania.

Blendi Fevziu: Merret vesh për një ditë, se nuk është New York…

Klodiana Lala: Mënyra si është organizuar dhe nuk kanë lënë asnjë gjurmë. Është vetëm një dëshmitar. Është e paramenduar sepse në rrugën e largimit personi që ka qëlluar i vetëm dhe ka lëvizur në punë sekondash.

(k.m;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha klodiana lala vritet everest caka artan hoxha klodiana lala vritet everest caka

Sondazh

Poll