Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, mijëra shqiptarë mbushin sheshin “Skënderbej”, politikanët dhe amba

13 Maj 2021, 05:52 Nga DOSJA
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, mijëra

TIRANË– Ditën e sotme besimtarët shqiptarë kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku është zhvilluar ceremonia e faljes së namazit. Ceremonia nisi rreth orës 05:40 të mëngjesit dhe zgjati pak më shumë se 40 minuta.

Ceremonia  e Fiter Bajramit filloi me leximin e Kuranit prej imamit të xhamisë së Ethem Beut dhe vazhdoi me ligjërata, faljen e namazit dhe hytbe. Ceremoni të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit tonë. Ndryshe nga viti i kaluar kur ceremonia nuk u mbajt në prani të shumë besimtarëve, ditën e sotme ata falën namazin e Bajramit më lirshëm, ku  në shesh duken mijëra besimtarë. Festa është kremtuar edhe në shumë vende të tjera të Shqipërisë, si Berat, Fier, Durrës etj.

Kardinal Ernest Troshani, kryeministri Rama, presidenti Meta, kryedemokrati Basha, politikanë të tjerë dhe ambasada amerikanë në Tiranë u kanë uruar besimtarëve festën e Fitër Bajramit shqiptarëve, përmes reagimeve në rrjetet sociale.

Kjo festë e shenjtë për besimtarët myslimanë vjen pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo që myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet festa e fiter bajramit festa e fiter bajramit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 20:43

TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me të shkuarën e viktimës së atentatit të Vlorës, Bledar Birçaj. I ftuar në emisionin “Opini...