40-vjeçari tentoi të vetëdigjej në ditën e Fitër Bajramit, policia del me njoftim zyrtar: E kemi shoqëruar në komisariat
13 Maj 2021, 05:30Nga DOSJA
TIRANË– Pas indicentit në sheshin ‘Skënderbej’, ku një person tentoi të vetëdigjej me benzinë, policia ka dhënë informacionin zyrtar.
Blutë bëjnë me dije se 40-vjeçari ishte lyer me benzinë dhe kishte qëllim të vetëdigjej. Ai është ndaluar nga disa qytetarë, më pas është shoqëruar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Incidenti i rëndëndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 07:05, ku 40-vjeçari me iniciale B. G., u lye me benzinë dhe tentoi të digjet në mes të besimtarëve në sheshin ‘Skënderbej’, gjatë kohës së kremtimit të Fiter Brjamit. Sipas reagimit të KMSH, personi nuk ishte me mendje të shëndoshë.
(kle.mu./dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Edhe pse në një periudhë të vështirë, si rrjedhojë e krizës që pandemia ka shkaktuar në ekonomi, konsum dhe ecurinë e shumë bizneseve, janë rritur çmimet...
TIRANË– Pas incidentit të rëndë ku një person tentoi të vetëdigje me benzinë gjatë faljes së namazit, ka reaguar edhe një përfaqësues nga Komuniteti Myslim...
TIRANË– Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku gjatë ceremonisë së faljes së namazit me rastin e Fiter Bajra...
Të gjithë të dypunësuarit kanë afat deri në 30 qershor të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale. Akti ligjor i drejtorisë së tatimeve parashikon edhe f...
TIRANË– Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë analizuar gjetjen e serverave të kriptomonedhave bitcoin që u gjetën në “Shtëpinë e Bardhë”, ku mbe...
Aktualitet12 Maj 2021, 20:43
TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me të shkuarën e viktimës së atentatit të Vlorës, Bledar Birçaj. I ftuar në emisionin “Opini...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur të gjithë historinë e plotë që fshihet pas vrasjes së Everest Çakës, dje në Elbasan. I ftuar n...