Aktualitet

“S’ka Zot”! Incident gjatë faljes së namazit në sheshin ‘Skënderbej’! Një person përpiqet të vetëdigjet me ben

13 Maj 2021, 05:10 Nga DOSJA
“S’ka Zot”! Incident gjatë faljes së namazit në

TIRANË– Një incident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku gjatë ceremonisë së faljes së namazit me rastin e Fiter Bajramit, një person ka tentuar të vetëdigjej me benzinë.

Ishin besimtarët e tjerë që ndodheshin pranë tij ata që arritën të neutralizonin dhe të parandalonin ngjarjen e rëndë. Më pas, atë e kanë marrë forcat e policisë së shtetit dhe e kanë prangosur deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai ka bërë thirrje si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Pas incidentit ka ardhur edhe reagimi i parë nga nhë prej përfaqësuesëve të Komunitetit Mysliman. Ai e cilësoi një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin. Sipas tij, personi i përfshirë në incident nuk është besimtar me mendje të shëndoshë.

Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Policia e Shtetit, e cila njofton se personi B.G., rreth 40 vjeç është shoqëruar tashmë në komisariat. 

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet incident ne faljen e namazit incident ne faljen e namazit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Maj 2021, 20:43

TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me të shkuarën e viktimës së atentatit të Vlorës, Bledar Birçaj. I ftuar në emisionin “Opini...