Deklarimi për dypunësimin/ Goditja e radhës për shtresën e mesme. Ekspertët tregojnë sa do të paguani në 30 qershor
12 Maj 2021, 21:29Nga DOSJA
Të gjithë të dypunësuarit kanë afat deri në 30 qershor të plotësojnë deklaratën e të ardhurave personale. Akti ligjor i drejtorisë së tatimeve parashikon edhe faljen e gjobave për rastet kur plotësimi i deklaratës ka pasaktësi. Kjo shtyrje vjen pasi shumë qytetarë janë të painformuar pasi është hera e parë që bëhet kjo procedure, pas ndryshimit ligjor që në deklarim të përfshihen edhe personat me të ardhura nën 2 milion lekë në vit.
E ftuar në “Ekonomi Plus” Alketa Çabej, nga drejtoria e përgjithshme tatimeve shpjegoi se: “në vendin tonë janë mbi 75 mijë të dypunësuar, të cilët do të duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara në vitin 2020, deri më 30 qershor 2021, pavarësisht nivelit të pagave që kanë pasur.
Të gjithë tatimpaguesit do të duhet të llogarisin të ardhurat e tyre bruto mujore, të heqin nga këto të ardhura një shumë prej 30 mijë lekësh që është paga me tatim zero dhe më pas automatikisht sistemi do të nxjerrë detyrimin që duhet paguar në llogari të drejtorisë së përgjithshme të tatimeve.
Sipas DPT, nëse të ardhurat e dy pagave i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, do të tatohen për diferencën me 23%, duke zbritur tatimin e paguar gjatë vitit. Shuma minimale që duhet të paguajë një i dypunësuar që ka punuar 12 muaj në dy punë dhe është paguar me pagë minimale prej 26 mijë lekësh është 2,860 lekë në muaj. Me këtë llogaritje, rrjeshimisht më të prekurit prej detyrimit të deklarimit janë individët me paga të ulëta në vend të cilët duhet të paguajnë mesatarisht një pagë më vete për llogari të tatimeve.
Marrë nga Syri
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Klodiana Lala kanë analizuar gjetjen e serverave të kriptomonedhave bitcoin që u gjetën në “Shtëpinë e Bardhë”, ku mbe...
Aktualitet12 Maj 2021, 20:43
TIRANË– Gazetari Julian Kasapi ka zbuluar detaje lidhur me të shkuarën e viktimës së atentatit të Vlorës, Bledar Birçaj. I ftuar në emisionin “Opini...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur të gjithë historinë e plotë që fshihet pas vrasjes së Everest Çakës, dje në Elbasan. I ftuar n...
Fiks Fare edhe mbrëmjen e sotme solli të tjera agjenci udhëtimesh që falë pandemisë përfitojnë nga kërkesa që kanë njërëzit për të lëvizur në destinacione të nd...
TIRANË– Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vrasjen e Everest Çakës duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve. Në një lidhje direkte me emisionin “Op...