Politike

Rama: Burrë jam dhe unë për fat të keq! Prisni kur të shihni në lajme që kryeministri thotë…

12 Maj 2021, 17:10 Nga DOSJA
Rama: Burrë jam dhe unë për fat të keq! Prisni kur të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha me ironi ditën e sotme se për fat të keq është burrë. Më pas kreu i qeverisë shtoi duke thënë se kjo batutë e tij do të jepet në lajme duke thënë se nuk dëshiron që të jetë më burrë.

Shërbimi infermieror i Shqipërisë është themeluar faktikisht në kulmin e luftës me gripin spanjoll, edhe pse historia fillon pak më herët. Është themeluar nga gratë, më solli një buzëqeshje. Dhe thua ti pse burrat shqiptarë pa gratë do i kishte marrë lumi. Imagjino sikur të kishin ngelur disa kokrra burrash. Imagjinoni të thoshit nuk merremi me këtë, e t ëkujdeseshin burrat për burrat. Më pas, edhe në luftën kundër malaries dhe kolerës, prap për gratë flitet. Faktikisht edhe sot që flasim me gjithë respektin për burrat, tani edhe unë i kësaj kategorie jo dhe aq të lartë i përkas, se burrë jam dhe unë për fat të keq. Por dua ta mbyll duke i përcjellë një respekt të veçantë vajzave e grave që janë këtu. Dhe atyre që s’janë këtu. Po ju them tani që ta dini, prisni kur të shihni në lajme që Edi Rama dy pika nuk dua të jem më burrë.’’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje nga shteti deri në moshën 18 vjeç! Ambasadorët Kim-Soreca shprehin mbështetje: SHBA dhe BE krah jush

(a.b)/dosja.al

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e infermiereve 2021 edi rama dita e infermiereve 2021 edi rama

Sondazh

Poll