Politike

Mori meritat e Reformës në Drejtësi, “sekretarja” e grupit teknik Etilda Gjonaj fshin statusin që publikoi në F

12 Maj 2021, 14:09 Nga DOSJA
Mori meritat e Reformës në Drejtësi, “sekretarja” e

TIRANË– Deklaroi se ishte vizioni i saj që çoi përpara reformën në drejtësi dhe ishte ajo personi që vizatoi sistemin e ri që po ngrihet në Shqipëri, por shumë shpejt u pendua. Bëhet fjalë për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila në kohën kur Reforma në Drejtësi po “ngjizej” ishte pjesë e grupit teknik. Nëse shumëkush mendon se Gjonaj ka qenë një nga juristët që ka hartuar ligjet e Reformës në Drejtësi, e ka gabim.

Asokohe Gjonaj ka qenë një nga sekretaret e grupit teknik të Ekspertëve. Ky fakt duket se i është kujtuar sot, ku fill pas publikimit në media të lajmit se ministrja ishte në “delir”, postimi i famshëm nuk gjendet askund.

Ne vëzhguam sërish faqet ku ministrja postoi deklaratën por për fat të keq, Facebook-u është pastruar. Pa asnjë shpjegim ose sqarim sesi ndodhi ky “lapsus”, Gjonaj e zhduku nga rrjetet sociale. Të shpresojmë që të jetë kujtuar për rolin e vërtetë dhe të ketë kujtuar personat që hartuan në realitet Reformën në Drejtësi.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike etilda gjonaj etilda gjonaj

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2021, 11:56

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e djeshme ministrat në një darkë në Dajt.‘Top News’ bën të ditur se gjatë darkës është diskutuar për ndryshi...