Politike

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje n

12 Maj 2021, 16:04 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e

TIRANË–  Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se vendimi i parë i kabinetit të tij në mandatin e tretë do të jetë caktimi i një ndihme të posaçme për fëmjët e bluzave të bardha që kanë humbur jetën gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kreu i qeverisë ka mbajtur një fjalë falenderuese për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, duke mos u kursyer në superlativa për punën e bërë gjatë kohës kur vendi përballej me pandeminë.

Në fund të fjalimit të tij, kreu i qeverisë ka refuzuar të marrë certifikatën e mirënjohjes nga “Urdhëri i Infermierit” duke premtuar se do ta tërhiqte sapo t’u reflektohej rritja me 40% në pagë, premtim i bërë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Të pranishëm në ceremoninë e sotme, të zhvilluar në ambientet e Amfiteatrit ishin edhe dy ambasadorët, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët edhe njëherë shprehën mbështetjen e tyre për vendin. Por nuk kanë harruar pa përmendur edhe ndihmat e dhëna për vendin.  Ndërkohë që në nisje të ceremonisë është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë infermierët që humbën jetën nga Covid-19, ndërsa fotot e tyre ishin vendosur në podium. 

12 maji, dita e Infermierëve u shpall në vitin 1965 nga Këshilli Ndërkombëtar i Infermiereve. 12 maji është vendosur si “Dita Botërore e Infermierëve” në nder të Florence Nightingale, një infermiere e shquar. 

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e infermiereve 2021 edi rama luigi soreca ogerta manastirliu yrui kim dita e infermiereve 2021 edi rama luigi soreca ogerta manastirliu yrui kim

Sondazh

Poll

Politike 12 Maj 2021, 11:56

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi mbrëmjen e djeshme ministrat në një darkë në Dajt.‘Top News’ bën të ditur se gjatë darkës është diskutuar për ndryshi...