Politike

Dita e Infermierëve, Rama: Nderime për ata që humbën jetën në krye të detyrës! Fëmijët e tyre nuk do jenë vetëm

12 Maj 2021, 16:47 Nga DOSJA
Dita e Infermierëve, Rama: Nderime për ata që humbën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se vendimi i parë i qeverisë së tij, në mandatin e tretë do i kushtohet fëmijëve të të rënëve në krye të detyrës, përfshirë këtu edhe mjekëve.

Përveç falenderimeve për punën që kanë bërë për muaj me radhë, kreu i qeverisë bëri me dije se për ta do të ketë një kujdes të posaçëm nga shteti deri kur të mbushin moshën 18 vjeç.

‘Kemi qënë të tunduar për të bërë nderime mirëpo kemi thënë se ato duhen bërë në fund të kësaj lufte. Jam shumë mirënjohës urdhërit të infermierëve për këtë mundësi që na jep që të nderojmë me përulësi dhe mirënjohje të thellë ata të cilët nuk janë më mes jush. Dhe ta shfrytëzojmë këtë mundësi për tju përcjellë shprehjen më të sinqertë të respektit dhe mirënjohjes. Ju e dini më mirë se cilado dhe ata që nuk janë këtu sot, mund të ishte njëri prej atyre që nuk e përballuan dot deri në fund luftën me armikun e padukshem. Kjo e bën jashtëzakonisht të cmuar rezistencën tuaj dhe papëruthshmërinë e secilës prej jush në këtë luftë nervash të jashtëzakonshme. ju keni lënë familjet tuaja dhe jeni vetëprivuar nga kontaktet normale që ti përkushtoheni atyre që pa ju do e kishin pasur të pamundur. Më lejoni tju them se dhe pse fjalët nuk mjaftojnë , realisht nga zemra një faleminderit shumë të madh për të gjithë ju dhe ata që nuk janë këtu për shkak të detyrës.  Duke parë fotografitë e kolegëve tuaj që humbën jetën, dua të përsëris një angazhim që e kam marrë para ditës së zgjedhjeve. Vendimin e parë të qeverisë së re do e kemi për të rënët në krye të detyrës. Familjet e tyre nuk do të jenë vetëm, sepse deri në ditet e daljes së tyre në jetë do të kujdeset qeveria në mënyrë të posaçme.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Rama: Fëmijët e bluzave të bardha që kanë rënë në krye të detyrës, mbështetje nga shteti deri në moshën 18 vjeç! Ambasadorët Kim-Soreca shprehin mbështetje: SHBA dhe BE krah jush

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike dita e infermiereve 2021 edi rama dita e infermiereve 2021 edi rama

Sondazh

Poll