Dita e Infermierëve, Yuri Kim: Ju jeni heronjtë e rinj, më keni frymëzuar! Faleminderit nga zemra
12 Maj 2021, 16:32Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka mbajtur një fjalim gjatë eventit që u zhvillua ditën e sotme për infermierët në Amfiteatrin. Ajo i falenderoi të gjithëve për sakrificat që kanë bërë. Kim tha se infermierët kanë qënë në vijën e parë të betejës, e se disa prej tyre kanë vajtuar për humbjen e jetës së kolegëve të tyre. Ndër të tjera, ambasadorja tha se ata janë heronjët e rinj, e se e kanë frymëzuar. Në fund, Kim mbylli fjalimin në gjuhën shqipe duke i falenderuar të gjithëve.
‘Sot ne nderojmë sakrificat e atyre që punojnë pa u lodhur. Këtë vit jemi mirënjohës cdo infermieri dhe cdo profesionisti të kujdesit shëndetësor. Ju keni qënë në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie, duke luftuar. Disa prej jush iu është dashur të vajtoni për ata që kanë humbur jetën. Sot iu bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të pandemisë. Pavarësisht se sa ju ka kushtuar ju gjetët guximin dhe përkushtimin për të vazhduar luftën. Për botën ju jeni heronjt e rinj, heronjt të cilëve do tju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA janë tejet të nderuara të mbështesin përpjekjet tuaja. Ne kemi siguruar trajnime dhe inkubatore, siguruam automjetet. SHBA kanë angazhuar më shumë se 4 miliard dollarë për Covax. Kjo e gjitha është suport, njerëzit që kanë bërë punë të madhe që nënkupton humbjen e jetës jeni ju. Ju i keni frymëzuar të gjithë, dhe mua. Keni treguar forcë, durim, do të jemi me ju, krah jush në këtë punë të rëndëisishme. Është nder për mua që të jem në mes të heronjve të Shqipërisë. Sonte bashkohemi me ju për të kujtuar ata që kemi humbur, do të jemi krah jush derisa të arrijmë dritën në fund të tunelit. Faleminderit nga zemra.‘- tha Kim.
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve...
TIRANË– Katër ish-të burgosur politikë protestuan në Qafë Bari në formë të një greve urie. Sot ata dalin në protestë në Tiranë. Një intervistë me org...
Në një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian të parë nga Zëri i Amerikës, thuhet se njerëzit në vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një ndjenjë zh...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rrëzoi ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste p...
TIRANË– Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, koalicionit Partia...
ELBASAN– Ambasadori i OSEB-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ka kërkuar hetim nga institucionet për të gjitha incidentet dhe krimet zgjedhore që pretendohen n...
ELBASAN– Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan. Ai foli për vrasjet që po ndodhin në vend, duke kujtuar ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të zbardhin krimet e ndodhura në ditët e fundit në vendin tonë. Në një statu...