Aktualitet

Përplasje me armë mes dy familjeve në Itali, plagoset gruaja shqiptare

20 Maj 2019, 12:13 Nga DOSJA
Përplasje me armë mes dy familjeve në Itali, plagoset gruaja

ITALI- Një konflikt mes dy familjesh në Itali, njëra prej tyre shqiptare dhe tjetra italiane, ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve. Si pasojë e të shtënave me armë dy persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë. Ende nuk bëhet me dije motivi qe ka çuar familjet drejt konfliktit në fjalë.

Sipas raportimit të medieve italiane marrëdhëniet mes dy familjeve, të cilat jetojnë në Prata Goivine, në Itali ishin tensionuar kohët e fundit. Referuar policisë italiane, në sherr e sipër shtetasi italian ka marr armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të fqinjit të tij shqiptar, por plumbat kanë kapur gruan e tij, shqiptare si edhe një tjetër shtetas italian, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Menjëherë pas ngjarjes, fqinjët njoftuan policinë dhe të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Gruaja shqiptare ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa italiani ndodhet në gjendje kritike, sipas mjekëve.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet itali konflikti mes dy familjeve plagoset gruaja shqiptare itali konflikti mes dy familjeve plagoset gruaja shqiptare

Sondazh

Poll