Aktualitet

Banorët ankohen ndaj TAP: S’kemi marrë dëmshpërblim për tokat, s’kemi kujt t’i drejtohemi

20 Maj 2019, 11:47 Nga DOSJA
Banorët ankohen ndaj TAP: S’kemi marrë dëmshpërblim

Fier- Banorët janë ankuar se nuk kanë marrë dëmshpërblim nga projekti TAP. Ata janë ankuar se nuk kanë marrë asgjë nga ky projekt dhe pse tokat e tyre janë shfrytëzuar sipas tij nga projekti i madh.

Cako, një banor është shprehur se letrat nga kompania iu kanë ardhur por para nuk ka marrë. Ai thekson se nuk ka ku të drejtohet pasi sipas tij ne nuk kemi shtet që dëgjon problemet e qytetarëve.

“Kemi firmosur të marrin dëmshpërblim për tokën por nuk kemi marrë. Letrat na kanë dërguar por nuk na kanë dhënë asgjë. Kemi shkruar në zyra por çfarë thotë njëri nuk thotë tjetri. Nuk di kujt t’i drejtohesh në këtë shtet që kemi ne”, u shpreh një banor, Minella Cako.

Projekti i TAP në vendin tonë është drejt përfundimit, ky një nga projektet më të mëdha të huaja që janë financuar në vendin tonë.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët ankohen për projektin tap dëmshpërblimet e tap për banorët banorët ankohen për projektin tap dëmshpërblimet e tap për banorët

Sondazh

Poll