Sport

Uroi skuadrën e njohur për titullin kampion, Instagrami i Ronaldos bllokohet nga komentet e tifozëve: Kthehu!

12 Maj 2021, 11:29 Nga DOSJA
Uroi skuadrën e njohur për titullin kampion, Instagrami i Ronaldos

PORTUGALI-Sporting Lisbon është kampion i Portugalisë për herë të 19-të në histori. Titulli mungonte që nga viti 2002 dhe në gjithë këtë peridhuë trofeu u bë pronë e dy klubeve si Porto dhe Benfica. Ky sukses kaq i rëndësishëm është festuar edhe nga Cristiano Ronaldo, i lidhur ngushtë me klubin ku qëndroi nga viti 1997 deri në 2003 dhe bëri kapërcimin në kualitet te Manchester United.

Sulmuesi i Juventusit në rrjetin e tij social Instagram ka uruar skuadrën e Sporting Lisbon: Komplimente kampion. Një mesazh që bëri tifozët me krahë të cilët filluan të komentonin për një rikthim te skuadra bardhjeshile.

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Në Lisbonë, tifozët u mblodhën jashtë stadiumit mes koresh dhe flamujsh, me qindra makina që për të festuar triumfin. Më pas, ata u takuan në Marques do Pombal, sheshi kryesor i kryeqytetit, për të pritur paradën e skuadrës në një autobus të hapur. Por per fat të keq, festa kaloi në konflikt aq sa u desh ndërhyrja e policisë me disa tifozë që përfunduan në spital.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ronaldo sporting lisbon ronaldo sporting lisbon

Sondazh

Poll

Sport 12 Maj 2021, 09:22

Sot e gjithë Europa në fushën e blertë

ANGLI – Sezoni futbollistik në të gjitha kampionatet po shkojnë drejt fundit të tij kalendarik dhe në kërkim të fituesve të trofeve të fundit të mbetur en...