Aktualitet

Plagosën me sende të forta një 31-vjeçar, shpallen në kërkim autorët në Burrel

12 Maj 2021, 10:22 Nga DOSJA
Plagosën me sende të forta një 31-vjeçar, shpallen në

BURREL– 3 persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi kanë plagosur me sende të forta një 31-vjeçar. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta i riu është goditur me sende të forta nga tre persona, të cilët duke përfituar dhe nga errësira janë larguar. Tashmë blutë janë në ndjekje të tyre.

Njoftimi i policisë: 

U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta një 31-vjeçar, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 shtetas.

Në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se shtetasi A.A., 31-vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta është goditur me sende të forta nga  tre persona të tjerë, të cilët pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, duke përfituar dhe nga errësira janë larguar.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe konkretisht shtetasit : E.B(H). ; S. H.;  A. SH;  banues në Burrel.

Vijon puna për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e tyre.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burrel shpallen ne kerkim 3 persona burrel shpallen ne kerkim 3 persona

Sondazh

Poll