Sport

SKENA TMERRI NË GREQI!!! Shkelma,grushte dhe… thika, tifozët e kthejnë fushën në arenë “gladiatorësh”

11 Maj 2021, 17:22 Nga DOSJA
SKENA TMERRI NË GREQI!!! Shkelma,grushte dhe… thika, tifozët e

GREQI– Tensionet gjatë ndeshjeve të futbollit në kampionatin grek, nuk kanë të sosur dhe këtë herë dhuna ka zbritur në kategorinë e tretë në takimin Panionos-Iliupoli. Në një kohë kur stadiumet janë bosh për shkak të pandemisë, tifozët kanë gjetur mënyrën për të mbështetur skuadrën edhe në rrethinat e impiantit.

Megjithatë, situata ka dalë jashtë kontrollit kur dy tifozëritë janë përballur jashtë stadiumit dhe kanë nisur përplasjet, sipas mediave greke kishte edhe sulme me thikë. Pavarësisht se forcat e rendit e qetësuan situatën, nuk ndodhi kështu brenda fushës së blertë.

Pas futjes në stadium, tifozët e Panioniosit, u lëshuan me vrap ndaj tifozëve kundërshtarë në stadium, duke u përplasur me ta. Grushtet dhe shqelmat ishin prezente në sherr, teksa duhej një numër i madh policësh për të qetësuar situatën.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport greqi panionos greqi panionos

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2021, 21:24

Neymar mbyll karrierën tek Santos…

FRANCE – Zyrtarizimi i rinovimit të Neymar te Paris SG deri në 2025 ka prerë përfundimist shpresat e tifozëve katalanë për një rikthim të mundshëm te Barc...