Sport

VIDEO/ Ekipi i Premier League duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor, arrestohet nga policia pasi sulmoi tifozin

11 Maj 2021, 15:26 Nga DOSJA
VIDEO/ Ekipi i Premier League duhet të bëjë pa sulmuesin kryesor,

ANGLI-Sheffield United është në fund të klasifikimit në Premier League dhe tashmë i rënë në një kategori më poshtë. A mundet që gjërat të përkeqësohen më shumë se kaq për një skuadër futbolli? Po, nëse sulmuesi juaj arrestohet. Protagonist i historisë është Oliver McBurnie, i cili ditët e fundit kishte sulmuar një tifoz duke e goditur me grushta.

Gjithçka filloi me një tallje: videoja e sulmit, e cila shpejt u bë virale në rrjetet sociale, tregon sulmuesin anglez me origjinë skoceze duke ecur afër tifozit, që e qëllon me telefonin e tij.Siç raporton “The Sun”, McBurnie u arrestua nga oficerët e policisë të North Yorkshire, pasi tifozi 21-vjeçar i Leeds United, Elliott Ëright, raportoi për incidentin. “Ne po ecnim dhe e pashë atë duke debatuar me një vajzë.

Isha me dy nga miqtë e mi dhe ai po bëhej agresiv dhe fliste me zë të lartë. Unë i thashë atij: qetësohu njeri, nuk mund të jesh më keq sesa të degradohesh kështu. Në fillim u duk në rregull, na tha ta linim telefonin larg. Unë iu përgjigja: Pse? Pse do që ta mbaj telefonin tim larg? Dhe pastaj më përplasi. Më goditi nja dy herë dhe një nga miqtë e mi ndërhyri për ta larguar. Ai hoqi kapuçin dhe u largua”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport oliver mcburnie premier league sheffield united oliver mcburnie premier league sheffield united

Sondazh

Poll

Sport 10 Maj 2021, 21:24

Neymar mbyll karrierën tek Santos…

FRANCE – Zyrtarizimi i rinovimit të Neymar te Paris SG deri në 2025 ka prerë përfundimist shpresat e tifozëve katalanë për një rikthim të mundshëm te Barc...