Aktualitet

“Banda e 5 majit” kishte ngritur laborator Bitcoin-i brenda lokalit të Marjus Demës, policia gjeti kompjuterat e kriptomon

11 Maj 2021, 10:54 Nga DOSJA

TIRANE- Edhe pse Marjus Dema këmbëngul se vrasja e shokut të tij ishte aksidentale efektivët e Policisë e kanë shtrirë hetimin edhe në një tjetër pistë; ajo e konflikteve të mundshme mes autorit dhe viktimës. Kjo jo pa arsye.

Në ambientin e marrë me qira nga 28-vjeçari Marjus Dema, i përshatur në lokal, policia e Shtetit gjeti disa kompjutera ku ishin të instaluar programet software të investimeve përmes kriptomonedhave.

Bursat online, metoda më e re që po përdoret për mashtrimet online ishte prezent edhe në biznesin e Demës dhe dyshimet kryesore të policisë janë se “Banda e 5 majit” ishin të përfshirë në investimin me Bitcoin, (monedha virtuale).  Tashmë grupi hetimor do të shqyrtojë edhe rreth kësaj piste për të parë nëse ka patur një konflikt real me bazë BITCOIN.

ABC ka siguruar videon e pajisjeve që shërbejnë për të prodhimin e Bitcoin.

Por çfarë është Bitcoin?

Bitcoin është monedha virtuale e prodhuar në vitin 2008 nga Satoshi Nakamoto, një nofkë ende e pazbuluar. Qëllimi i tij ishte që bota të përdorte pagesat në internet pa bankë dhe karta krediti por përmes kriptomonedhës. Monedha virtuale është një kod kompjuterik që mirëmbahet përmes “Blockchain” që është teknologjia që bën mirëmbajtjen e Bitcoin. Prodhimi i kodeve quhet mining dhe ambienti ku vendosen aparaturat e Bitcoin quhet “fermë”. Sot në tregjet botërore vlera e një Bitcoin-i ka arritur në çmimin rekord prej 45929.07 euro për një monedhë virtuale, e cila mund të përdoret për të blerë aksione në bursa apo pasuri virtuale.

Lajmi kryesor: “Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzohet sot në polici, dëshmia: S’doja ta vrisja, e bëra pa dashje! (ZHVILLIMET)

(F.g./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet banda e 5 majit bitcoin marjus dema vritet mehmet qema banda e 5 majit bitcoin marjus dema vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Maj 2021, 10:17

TIRANË– Reperi Mariglen Malaj, i njohur ndryshe si Marini është personi i parë nga grupi “banda e 5 Majit” që ka reaguar pas vrasjes së Mehmet Qemës. Në nj...